
Një 48-vjeçar, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, është arrestuar nga policia.
Sipas Prokurorisë së Beratit, 48-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë, u paraqit në zyrat e Kadastrës në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.Hiqej si prokuror i Prokurorisë së Posaçme për të zhvatur para, Prokuroria e Beratit arreston shtetasin A.M.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.