top of page

Arrestohet Vangjush Mile, shefi i sektorit “Tepër sekret” të dosjeve të sigurimit; kryetarja Gentiana Sula dhe policia e fshehën

Thuhet, se u arrestua si shkaktar i vrasjes në aksident të vajzës së Vangjel Tavos, duke udhëtuar sëbashku në Maqedoni; por kryetarja e dosjeve, Gentiana Sula, nuk e fshehu lajmin, ngaqë i dhimbset vartësi mafioz Vangjush Mile, por sepse nëpërmjet publikimit të emrit të tij, do zbulohej e shkuara e tij e errët në Shqipëri, me qarqet mafioze në Greqi, Qipro, Serbi e Itali, madje duke shitur dhe informacione të zyrës së NATO-s këtu...Në datën 23 shtator 2024, me vendim të gjykatës, policia ka arrestuar shtetasin 41-vjeçar Vangjush Mile, si drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin më 28 nëntor 2023 në Maqedoni, ku u humbi jetën shoqëruesja e tij 24-vjeçare Evanthia Tavo, vajza ish-deputetit Vangjel Tavo.

Nuk  dihet, nëse Vangjush Mile është arrestuar për të dhënat e rreme personale të tij e viktimës Evanthia Tavo, që i dha policisë maqedonase pas aksidentit, apo e ka kallëzuar vetë Vangjel Tavo për rrethanat e lidhjes dhe udhëtimit të tyre jashtë Shqipërisë e si shkaktar i aksidentit të vajzës së tij.

Por dihet, që i arrestuari Vangjush Mile, disa ditë pas aksidentit, u emërua Specialist e tashmë Shef Sektori i Sigurisë Fizike të Dosjeve e Materialeve Sekrete, Rrjetit Informatik e Digjital në Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit, ku sipas të dhënave, rezulton i punësuar “me konkurs”.

Por përzgjedhja e tij, përveçse ka qenë fiktive si aplikues i vetëm e fitues i paracaktuar, për këtë pozicion të rëndësishëm te dosjet e ish-sigurimit; ai është pranuar e emëruar në shkelje të ligjit për integritetin dhe sigurinë e punonjësve në Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja Gentiana Sula, ka emëruar mafiozin Vangjush Mile në sektorin tepër sekret të dosjeve, pa Certifikatë Sigurie nga DSIK, megjithëse sipas ligjit, para përzgjedhjes e emërimit; vetë ajo, ishte e detyruar t’i kërkonte Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, të dhënat për integritetin e tij penal aktual, të shkuarën qysh prej moshës 18 vjeç dhe integritetin  familjar e shoqëror.

Ai është punësuar, në një sektor ku është e detyrueshme, pajisja me Certifikatë Sigurie “C” të nivelit “Tepër Sekret” me afat 3 vite e verifikim pas 3 vitesh; të njëjtë si certifikatat për drejtuesit e policisë, SHISH, Interpol-Tirana, Anti-Krimit, Anti-mafies, Anti-Trafikut, Prokurorët dhe zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm e Shërbimit Sekret të Ushtrisë.

Por Gentiana Sula e emëroi fillimisht Specialist e tani Shef Sektori të Sigurisë Fizike të Dosjeve e Materialeve Sekrete, Rrjetit Informatik e Digjital të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, megjithëse ai nuk është pajisur as me certifikatë të thjeshtë “A” të nivelit “Konfidencial”, kur ky pozicion kërkon certifikatë sigurie të kategorisë “C”, niveli “Tepër sekret”.

Madje, një nga kushtet për të punuar në sektorët e shërbimeve e arkivave tepër sekrete të shtetit, sidomos ato të sigurisë kombëtare; është që të mos jesh as në hetim penal kur punësosh.Ndërsa 41-vjeçari Vangjush Mile, në momentin e emërimit dhe deri më 23 shtator 2024 kur arrestua, ka qenë nën hetim për aksidentin rrugor ne Maqedoni, ku humbi jetën bashkë-shoqëruesja e tij në makinë, 24-vjeçarja Evanthia Tavo, vajza e Vangjel Tavos; por arrestimi u mbajt i fshehtë nga kryetarja e dosjeve, Gentiana Sula, madje e fshehu dhe policia e nuk e publikuan as mediat, ngaqë u ndikuan nga çeqet e bashkëshortit të saj, Gentian Sula.

Gentiana Sula, nuk e fshehu arrestimin, ngaqë i dhimbset vartësi mafioz Vangjush Mile, por sepse nëpërmjet publikimit, do zbulohej e shkuara e tij e errët në Shqipëri, Greqi, Qipro, Serbi e Itali, madje duke shitur dhe informacione të zyrës së NATO-s, kur punonte atje.

Por dhe zullumet me informacionet sekrete, që shefi i sektorit tepër sekret te Dosjet, Vangjush  Mile, ka bërë gjatë viteve 2014-2016 në zyrën shqiptare të NATO-s; në Arkiven Qendrore të Shtetit gjatë viteve 2017-2018; në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor gjatë viteve 2008-2014 dhe nga korriku 2018 e deri në nëntor 2023; si dhe zullumet deri tani në Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit, për të cilat do flasim në vijim

bottom of page