top of page

As nëna, as motra/ Pse munguan familjarët e Luizit në dasmë?

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito finalizuan lidhjen e tyre në martesë. Një lidhje, e cila është komentuar gjatë në mediat rozë pasi në një kohë të shkurtër, përreth 4 muaj, çifti mori vendimin për tu kurorëzuar.

Ceremonia e martesës u realizua në Bashkinë e Tiranës. Vetë Veliaj celebroi çiftin në prani të familjarëve të Kiarës, teksa gjatë ceremonisë nuk ishte i pranishëm asnjë prej familjarëve të Luizit, as nëna e tij, e cila një javë më parë e surprizoi dhe as motra apo kunati i tij.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit në rrjetet sociale, pasi në një ditë kaq të rëndësishme për Luizin nuk mund të mungonte nëna dhe motra e tij.

Arsyet e mungesës së tyre ende nuk janë bërë të ditura por të gjithë në mediat online komentuan faktin e mospranisë së familjarëve të Luizit në ceremoninë martesore.

bottom of page