Policia ka konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Bufull, në Selishtë, 233 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke vaditur bimët shtetasi A.B, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare.
Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.
Asgjësohen 233 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë.
62-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar bimët.
Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Bufull, në Selishtë, 233 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke vaditur bimët shtetasi A.B, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. 62-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.