top of page

Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës/ Opozita drejton gishtin nga Rama: Sulm politik nga…


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD-së për Vaun e Degës, Benard Ndreca. Përmes një postimi në Facebook, ai ka dënuar aktin e shëmtuar, i cili sipas tij bëhet për shkak të fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe atij të Brendshëm Bledi Çuçi, duke u kërkuar që së paku të dënojnë krimin.

Flamur Noka gjithashtu ka dënuar aktin, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Po ashtu Klevis Balliu e ka cilësuar një akt terrorist dhe njëkohësisht politik, ndonëse ende nuk ka dalë rezultati i hetimit.

Postimi i Fatmir Mediut:


Partia Republikane dënon aktin kriminal politik kundër Kryetarit të PD-së për Vaun e Dejës z Benard Ndreca. Ky përbën një krim të shëmtuar, në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues politik opozitar, kryetar i PD-së, sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin fizik. Qartësisht grupet kriminale janë përfshirë në zgjedhje me sulme kundër opozitës dhe qytetarëve. Duke dënuar këtë akt kriminal Partia Republikane shpreh mbështetjen për Benardin, familjen e tij dhe kandidatin fitues të Bashkisë Vau i Dejës z Zef Hila.


Ervin Salianji: Drejtori nuk të ka ardhur pas kërkesës për kamerat e vendosura nëpër qytet. Pse nuk jeni të shqetësuar ju që ne kërkojmë që të vijë të japë llogari Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë, ndërkohë që sot fluturon me tritol kreun i PD në Vaun e Dejës? Kanë frikë të përballen?

Po u vriten përditë njerëz, të vijë Çuçi këtu… Pse tritolin e krimit e përdorni ndaj medias, e vendosni ndaj opozitës? Po kërcet kallashi dhe tritoli përditë, a ke guxim ta thuash a jo zoti Qefalia? Keni guxim ta dënoni krimin? Se mirë që nuk e luftoni por dënojeni të paktën…


Postimi i Flamur Nokës:

Terrorizëm politik në vitin 2023

Kryedemokrati i Vaut të Dejës në shënjestrën e bandave të pushtetit. Falë Zotit, Benard Ndreca dhe familja e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën!


Akti terrorist është i motivuar nga politika asgjësuese e KM Rama ndaj Partisë Demokratike. Përdorimi i Mafias për të heshtur kundërshtarin politik është një krim kundër demokracisë dhe vlerave tona, një orvatje për të vrarë njeriun, e bashkë me të atë që përfaqëson Benard Ndreca në Vaun e Dejës.


Dënoj ashpër këtë sulm ndaj familjes Ndreca dhe njëkohësisht ndaj familjes sonë të madhe politike, Partisë Demokratike të Shqipërisë! Edi Rama është koka kurse atentatorët janë thjesht dora. Sa të kujtohet drejtësia, i dënon verdikti i popullit më #14maj


Postimi i Klevis Balliut:

Sulmi terrorist ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës zotit Benard Ndreca, tregon situatën dramatike të vendit.Nuk ka asnjë diskutim që ky sulm terrorist është njëkohësisht një sulm politik.Sot nuk përballemi me një parti politike por me një organizatë kriminale që quhet Rilindje.Asgjë nuk do të ndalë demokratët dhe çdo shqiptar në misionin tonë kombëtar për shpëtimin e vendit nga kthetrat e këtyre kriminelëve.

bottom of page