top of page

Auditi i KLSH, Fredi Beleri kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre kryetarin në detyrë të Himarës,

Depozitohet në SPAK një kallëzim i Fredit Belerit për kryebashkiakun ende në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Mësohet se kallëzimi i Belerit është depozituar pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ndërkohë që e akuzon Goron për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Beleri kallëzoi Jorgo Goron për ‘Shkelje të barazisë në tendera’, kallëzim ky që vjen pas raportit të auditimit të KLSH. Kujtojmë se sot Goro u paraqit në SPAK, duke zbardhur kështu dhe arsyen e shkuarjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.


bottom of page