top of page

Auditi i KLSH zbulon shkeljet në Bashkinë e Himarës, kërkon largimin nga puna të 11 punonjësve.


Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ka realizuar auditimin financiar dhe të përputhshmërisë të veprimtarisë ekonomike të Bashkisë Himarë për periudhën nga data 01.10.2019 deri më 31.05.2021.


Ky auditim u përqëndrua në organizimin dhe funksionimin e organeve drejtuese, planifikimin, hartimin dhe realizimin e buxheteve; realizimi dhe përdorimi i të ardhurave nga taksat e tarifat vendore dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e prokurimeve të fondeve publike.


Auditimi u krye me zgjedhje për pasqyrat financiare të vitit 2020, mbi bazë materialiteti dhe risku gjendja aktuale e sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe monitorimi i tyre nga Auditi i Brendshëm, planifikimi dhe zbatimi i buxhetit për të ardhurat dhe shpenzimet, mbajtja e kontabilitetit dhe hartimi i pasqyrave financiare, aplikimi i rregullave kontabël, si dhe zbatimi i procedurave të prokurimit publik. 


Sipas KLSH, sistemi aktual i komunikimit të institucionit nuk është efecient, nuk ka procedurë të veçantë për mbledhjen dhe dokumentimin e gabimeve, ka ankesa për analizën e tyre dhe për identifikimin e shkaqeve dhe për eliminimin e problemeve të dala gjatë kryerjes së detyrave.


KLSH kërkon që bashkia Himarë, të marrë masat e nevojshme për analizimin e shkaqeve të mos funksionimit të sistemit të komunikimit, si dhe të nxirren përgjegjësitë. Po ashtu, kërkohet që të merren masa për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm.

KLSH rekomandon që kryetari i Bashkisë Himarë, Drejtoria e Integrimit dhe Zhvillimit Ekonomik e Social, të marrë masa të hartojë regjistrin e aktiveve të analizojë llogaritë e aktiveve për vlerat e tyre kontabël ku të specifikohen datat e hyrjes ose marrjes në dorëzim dhe personat përgjegjës me qëllim inventarizimin fizik të tyre.


Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon me urgjencë që të merren masa disiplinore për punonjësit që merren me marrëdhëniet e punës.


KLSH i rekomandon Kryetarit të Bashkisë Himarë që t’i kërkojë Komisionit Disiplinor, që bazuar në performancës e secilit punonjës dhe të shkeljeve të konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit të KLSH–së, për periudhën 01.10.20219 deri më 30.5.2021, të fillojnë procedurat për dhënien e masave disiplinore për 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.


Bëhet fjalë për masën “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në Largim nga Shërbimi Civil” për personat:

1. Z. L.M., me detyrë Drejtor i Drejtorisë Integrimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Social

2. Z. K.K., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Ardhurave

3. Znj. B.B., me detyrë Nënkryetare e Bashkisë

4. Z. G.S., me detyrë drejtues i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit

5. Z. F.B., me detyrë Specialist Inxhinier Ndërtimi

6. Z.E.M., me detyrë Specialist Gjeodet

7. Znj.B.R., me detyrë Specialist i Regjistrimit dhe Procedurave

8. Z. O.V., me detyrë Specialist i Prokurimeve

9. Z. U.D., me detyrë Specialist i Buxhetit

10.Z. A.G., me detyrë Specialist Inxhinier Ndërtimi

11. Z. A.B., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Mirëmbajtjes



bottom of page