Autobote me ujë dhe furgona policie, nis “blindimi” i Kryeministrisë
- Editor 1
- Mar 3, 2023
- 1 min read

Kur na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës së opozitës para kryeministrisë policia ka marrë masa.
Në zonë shihen disa autobote me ujë, si masë shtesë në rast të agravimit të protestës. Ndërkohë shihet që ka edhe furgona policie.
Pak para nisjes së protestës, policia do të krijojë një kordon rreth kryeministrisë, ndërsa dyert e këtij institucioni janë izoluar.