top of page

Autorët e vrasjes së Nikulajt erdhën nga Shkodra


Personat që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin kanë ardhur nga Shkodra dhe janë larguar sërish në kryeqendrën e veriut.


Të veshur me jelekë fosforeshentë që të jepnin idenë e një efektivi të Policisë Rrugore dhe skafandër mbrojtëse në kokë, autorët mbërritën me motor në lokalin ku Nikulaj që mbante dhe mbiemrin Marku, u fut i vetëm.

Një prej autorëve është futur i vetëm në lokal, ka qëlluar biznesmenin 51-vjeçar dhe më pas ka dalë e ka hipur sërish në motorin ku e priste bashkëpunëtori. Të dy janë larguar sërish në drejtim të Shkodrës.


Tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës.


Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.


bottom of page