top of page

Avokatët e Fredi Belerit kërkojnë pushimin e çështjes: Nuk ka prova!


Vijon në GJKKO seanca per Fredi Belerin, ku pas leximit të akteve proceduriale dhe provave të mbledhura nga SPAK, dhe kalimin e çështjes për gjyq, tashmë ështe duke u bëre mbrojtja.

Burime bëjnë me dije se avokatët mbrojtës kanë kërkuar përpara gjykatës pushimin e çështjes. Sipas avokatëve mbrojtës provat janë të paligjshme dhe nuk mund të përdoren nga ana e prokurorisë apo të merren të vlefshme, pasi janë marrë në kundërshtim me ligjin.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa operacioni kundër tij u parapri nga një fushatë denigruese me akuza dhe fyerje të Kryeministrit Edi Rama ndaj kandidatit që garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Beleri kërkoi dy herë leje për të bërë të mundur betimin si kryebashkiak por ajo i është refuzuar.

Rasti i Belerit ka ngjallur sensibilitet të madhe brenda dhe jashtë vendit, duke qenë përfaqësues i minoritetit dhe i zgjedhur në një bashki bregdetare.

bottom of page