"Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i japë partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet "Non Grata"..."
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, i lexon takimet e djeshme të ambasadores Yuri Kim, si një lëvizje për të bllokuar regjistrimin e Berishës në zgjedhje. Ajo pati dje takime me Damian Gjiknurin, Enkelejd Alibeajn dhe Ilir Metën.
Sipas Haklajt, ambasadorja amerikane i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm, veçanërisht Ilir Metës. Në një emision, Haklaj tha se Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i japë partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet “Non Grata” nga SHBA-ja.
"Kim ka dalë në terren. Berisha e njeh mirë se ku është. Meta e ka të qartë që nëse bashkëpunon me Berishën dhe i jep të drejtën për t’u regjistruar me logon e Partisë së Lirisë, edhe Meta do jetë Non Grata. Ky ka qenë mesazhi i këtij takim. Këtu do jemi" - tha Azgan Haklaj.