top of page

Bëhet gati shkarkimi i Adrian Konit ,në vend të tij Ardi Veliu

Është urdhëruar ministri Taulant Balla, të shkarkojë Adrian Konin pas raportit të KLSH që i zbuloi mbi 100 milionë Euro dëme e vjedhje; ndërsa në vend të tij, Drejtor i Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, do emërohet Ardi Veliu...

Krimet financiare që zbuloi KLSH te Agjencia e Pasurive të Sekuestruara në Ministrinë e Brendshme, kanë tmerruar drejtorin Adrian Koni, i cili është kontigjent i drejtësisë, i dënuar për zhdukjen e 17 miliardë lekëve, kur ishte shef i mbledhjes së borxheve doganore.Dy ditë pas u publikimit të provave, drejtori Adrian Koni ka fshirë gjithë të dhënat e pronave të sekuestruara që ka shitur, dhënë me qira, dhuruar institucioneve dhe ka zhdukur, që gjoja ka nxjerrë jashtë përdorimit e i ka rikthyer pa vendime drejtësie.

Pas fshirjes së të dhënave, drejtori Adrian Koni i kapur zyrtarisht me vjedhje nga auditi i lartë shtetëror, ka bllokuar edhe faqen zyrtare të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara dhe adresat saj të komunikimit elektronik.

E gënjen mendja, se duke fshirë të dhënat zyrtare të këtyre pasurive, ai do zhduk gjurmët dhe provat e vjedhjeve që ka bërë gjatë 2 viteve drejtor i pasurive të sekuestruara e konfiskuara.

Por drejtor Adriani,  pjesë e grupit “Shijaku-Sukthi” të trafikut të kokainës dhe kontrabandës së pijeve, cigareve e makinave; ka harruar që të dhënat e pasurive të sekuestruara, janë në databazat e SPAK, Gjykatës së Posaçme, Prokurorisë, Policisë së Shtetit e Ministrisë së Financave.Drejtori Adrian Koni, ka lënë hapur vetëm faqen e “FB” të agjencisë, ku publikon vetëm videot dhe mesazhet që publikojnë Edi Rama, ministri Taulant Balla, kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledar Çuçi, ish-ministri i Brendshëm që me urdhër të bosëve të krimit, e emëroi drejtor të pasurive dhe i la terren të lirë për të vjedhur.

Dëmi që drejtori Adrian Koni i ka shkaktuar shtetit, është mbi 100 milionë Euro, me këta tregues krimi ekonomik: 25% e pasurive të sekuestruara i janë rikthyer grupeve e eksponentëve të krimit, pa urdhër prokurorie e pa vendime gjykatash,

Afro 50% e pasurive u janë dhënë eksponentëve të krimit me qira 60% më pak se vlera tregut; ndërsa 287 makina, toka, troje, lokale, apartamente e vila, u janë shitur në ankande me çmime 30-40% të vlerës së tregut, duke përdorur blerës fiktiv.

Mbështetur në prova, KLSH i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të shkarkojë drejtorin Adrian Koni dhe ta përjashtojë përgjithnjë nga shërbimi civil i administratës shtetërore.

Nuk dimë, nëse ministri Taulant Balla do ta kallëzojë këtë drejtor edhe në SPAK, për dëmin dhe vjedhjen e 100 milionë Euro nga qiratë, shitjet, rikthimin pa vendime prokurorie e gjyqësore dhe zhdukjen e 24 makinave luksoze të sekuestruara; por infrared.com ka informacion, se është urdhëruar ministri Balla, ta shkarkojë dhe në vend të tij të emërohet Ardi Veliu

bottom of page