TIRANË- Policia ka publikuar foton e Klerent Bozhanaj, 42 vjeçarit që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi. Policia bëri me dije se ofron 20000 euro shpërblim për këdo që jep informacion për Bozhanaj.
Në foton e re, autori i plagosjes së Policit, shihet i buzëqeshur dhe me varëse floriri në qafë.
Ndërkohë Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët tha se Klerent Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Bëhet e ditur se Bozhanaj ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer në muajin gusht në Shqipëri.
SI NDODHI PLAGOSJA?
Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.