top of page

Babë e bir në tenderin pa garë, marrin 1.6 milionë euro


Nikolla Çaçi dhe Stefan Çaçi, babë e birë, marrin shpesh pjesë në tenderë dhe në shumë raste ata kanë përfituar projekte në shkelje të ligjit. Këtë herë ata kanë zgjedhur të bashkojnë forcat dhe kanë rrëmbyer pa garë 1.6 milionë euro. Kjo dhuratë në familjen Çaçi ka ardhur nga kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Ky i fundit ka zhvilluar një tender me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe paisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Qendror, Loti 2 (2023)”. Për të cilin ka lënë në dispozicion fondin limit me vlerë 1.6 milionë euro. Tashmë e dimë që kur bëhet fjalë për kaq shumë para dhe për tenderë rrugësh hidhen në aksion të gjithë oligarkët e fuqishëm që kanë lidhje të forta me qeveritarët.



Qëllimi i tyre është të pasurohen, pa u lodhur fare në garë dhe pa i kërkuar kush llogari për zbatimin e kontratës.


Dhe kështu ndodh kur shihet se kush janë fituesit. Edhe në këtë tender vërejmë se kanë marrë pjesë  “RSM COMAPNY” & “DESARET COMPANY”, që gjithashtu drejtohen nga oligarkë si Agim Kola dhe Vladimir Metani. Ata kanë pasur ofertën më të lirë, rreth 1.2 milionë euro. Por Beberi e kishte taksuar qe këto para do t’i qethte vetëm për familjen Çaçi.



Kështu skualifikoi që në fazën e parë Kolën dhe Metanin. Në garë për raundin e fundit mbeti vetëm oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve R. S. & M e Nikolla Caçit, SI.SI-AL sh.p.k, Stefan Caçi dhe firma INERTI e Florjan Muhës.




Oferta e tyre ishte në të njëjtin nivel sa fondi limit, por ky fakt është anashkaluar nga Berberi. Madje, këto rregulla bazë ai nuk i merr parasysh në asnjë tender që zhvillon. Por as fakti që Babë e bir kanë garuar në të njëjtën procedurë nuk i bën përshtypje ARRSH. Edhe pse kemi të bëjmë me një shkelje ashiqare e bërë në dijeni edhe të autoritetit kontraktor edhe të operatorëve ekonomikë.


Nuk është hera e parë që familja Çaçi merr dhurata duke garuar së bashku në procedurat tenderues. Por në asnjë rast SPAK nuk ka dashur të shohë këto abuzime.


bottom of page