top of page

Balluku dhe Berberi shtojnë 4 mln euro të tjera për “Unazën e Madhe”, fiton Vladimir Pjetërgjokaj


Në Tiranë aktualisht është duke u punuar me disa kantiere për Unazën e Madhe. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Janë shifra të larta dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sëbashku me Evis Berberin e ARRSH janë kujdesur që nga këto para të fitojnë miqtë e tyre dhe ata vetë ndonjë përqindje, pastaj ç’të mbetet do të hidhet për projektin.


I përzgjedhur i kësaj here është biznesmeni Vladimir Pjetërgjokaj. Më datë 5 maj Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbyllur tenderin me objekt “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3”, që është pjesë e projektit të Unazës së Madhe.



Për këtë tender është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 4 milionë euro me afat 1 vit. Të fusësh në xhep 4 milionë euro në një vit vetëm për të mbushur boshllëqet që janë lënë nga punimet e mëparshme është goxha fitim.


Prandaj dhe biznesmenët më të fuqishëm kanë hedhur grepin e tyre. Janë dorëzuar 5 oferta me vlera të ndryshme. Por, në mes tyre pa e shtyrë shumë gjatë shqyrtimin, Evis Berberi zgjodhi firmën “PE – VLA – KU” SHPK, në pronësi të Vladimir Pjetërgjokajt.



Sakaq, ky tender duket më tepër si një justifikim për t’i lëvruar këtë fond firmës së Pjetërgjokaj, sepse për këtë segment janë derdhur njëherë shumë para dhe punimet duhet të ishin bërë sipas normave.


Kujtojmë se në vitin 2019, pëllumb Salillari dhe Nazif Bajmari morën 17 miliardë lekë për të kryer punimet në te mbi kalimi i pallatit me shigjeta. Asaj kohe tenderi u dha në shkelje të ligjit, 17 miliardë lekë u vodhën dhe rezultatet po i shohim sot. Balluku dhe Berberi po shpenzojnë për të dytën herë për të njëjtin aks.




bottom of page