Banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar. Një protestues me lot në sy ka kërkuar drejtësi, duke bërë thirrje që institucionet të reagojnë sepse protesta nuk do të shuhet.
“Këtu vjedhin të gjithë pa përjashtim. Nuk të mbaron kush një hall sot. Bëhen dallavere. Shtrëngohet laku deri në atë sa t’i të japësh ryshfete. Jemi të detyruar të bëjmë nga dy punë sepse nuk na del ekonomia. Të gjithë kërkojnë të përfitojnë në mënyrë abuzive. Të pritet vjedhja njëherë e mirë. Këto institucionet e reja që investojnë me miliarda për ‘tu bërë njerëz, por këtu vjedhja nuk ndalon. Këta që kërkojnë dhe sillen rreth këtij populli për të përfituar e bëjnë edhe për të mbyllur zullumet. Nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet. Firmat janë në terren. Projekti i rrugës është komplet abuziv. Këta e kanë pranuar projektin dhe sot u del problematike në terren. Toka nuk dëmshpërblehet se ka taksa të larta.
Kanë marrë secili llokmat e veta të majmë dhe hanë ata pushtetarët. 95% e këtyre banorëve këtu janë më agjërim. Edhe besimtarë katolikë kanë festën sot , turp t’u vijë pushtetarë. Jam kaq irrituar nuk di çfarë të them më. Harruan që erdhën në pushtetin me votën e këtij populli. Pa ujë, pa rrugë , pa drita jemi. Nuk kanë bërë asgjë për popullin. Kryeministri, zonja ministre e kanë kaq të vështirë. Ku është shërbimi social? Unë jam një banor, por jam kryeplak se më kanë zgjedhur banorët, por unë nuk kam çelësin magjik. Ku do të shkojnë banorët kur t’u shembet shtëpia. Kanë nxjerrë një leje, çfarë ka bërë shteti, ka 7 muaj?! Ku do të akomodohen banorët?
Këto bëjnë fresk, vendosin kondicionerë, e kaloriferë, bredhin në lokale luksoze dhe nuk duan ta dinë për popullim. Rrisin rrogat në fushatë. Jo mor zotëri , boll! Është lodhur ky popull me mashtrime”, ka thënë ndër të tjera një protestues.
.