Banorët e Bërxullës ngrihen sërish në protestë, disa gra ulen në mes të rrugës dhe bllokojnë…
- Infrared Infrared
- Feb 19, 2023
- 1 min read

Banorët e Bërxullës edhe këtë të dielë kanë dalë në protestë. Shkak i ngritjes në protestë është bërë ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar, pjesë e autostradës Milot –Fier.
Me ndryshimin e projektit banorët shprehen se parashikohet të shemben 20 banesa të tjera. Ata kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave për në Rinas. Policia momentalish po mundohet që të largojë disa gra që janë ulur në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin.
Banorët janë ngritur në protestë pasi nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Për media ata janë shprehur se nuk janë kundër projektit, por që janë kundër shpronësimit.
Comments