top of page

Banorët e Dukagjinit në protestë, ja kërkesa e tyre


Banorët e Dukagjinit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë.

Me pankarta në duar dhe thirrjet  “Dukagjini kërkon rrugën”, banorët për herë të dytë janë mbledhur pranë institucioneve në Shkodër dhe kanë bërë thirrje për shtrimin e rrugës.


Gjatë protestës, banorët kanë deklaruar se ata kërkojnë vetëm shtrimin e 30 kilometrave rrugë që lidhen krahinat me Shkodrën.

“Kërkesat e nevojat janë dy, realizmi dhe dëshira prapë janë dy. Dukagjini është një krahinë që e meriton një 30 km rrugë. Kemi dal për sensibilizim e për këtë kërkesë.

Është tepër e nevojshme, dhe mbrapa s’kemi më nevojë për të bërë kështu mitingu.


Ne na intereson të na e bëjë dikush, se kush është sipërmarrësi, më i afti për ta bërë këtë punë, ne kemi për borxh me i thënë të lumshin krahët”, tha një protestues.

bottom of page