top of page

Banorët njoftohen për sulmin me armë ndaj TCH, Luizi shpërthen në lot: E njihja rojen

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Mar 28, 2023
  • 1 min read

Në Prime-in e sotshëm banorët e BBV u njoftuan për sulmin me armë të Top Channel ku humbi jetën dhe roja i sigurisë.

Të shokuar për ngjarjen e mes lotësh ata panë përmes një klipi se çfarë kishte ndodhur.


Ndërkohë pas klipit Luizi shpërtheu në lot duke u shprehur se rojen e njihte më parë dhe ishte shumë i tronditur.


"Më vjen shumë keq... qaj sepse e njoh rojen. E njoha nga emri. Shpresoj se drejtësia të gjejë autorët e të zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Dua ta them që arsyeja nuk mendoj se lidhet me Big Brother, ta dinë të gjithë," tha ai mes lotëve.

Comments


bottom of page