top of page

Bardhi reagon ndaj Ramës: Batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave që Kryeministri Edi Rama shkëmbeu me disa qytetarë nga Durrësi.


“Bjeri kafe të gjithëve këtu se demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet ti japim edhe kafet.”, u shpreh Rama gjatë një inspektimi në Spitallë të Durrësit.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi thotë se për shkak të keqqeverisjes së Ramës, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.

Bardhi thotë se qeveria e tij i ka krijuar rehati vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt, duke shtuar se me milionat e vjedhura nga shqiptarët shijojnë jetën luksoze në arrati.


“Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.


Rehati qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia”, tha Bardhi.

bottom of page