top of page

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi paraqitet në SPAK

Ish-deputeti socialist ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.

Ende nuk dihen detaje, por ai dhe e shoqja janë paditur për çështjen e resortit në Himarë, për të cilin ai ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.

Një gjë e tillë shkaktoi edhe një skandal politik në vend.

Një ditë më parë në SPAK ishte edhe kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Ai është paditur nga pasardhësi i tij, Fredi Beleri për aferën e investimit strategjik të çiftit Gaçi-Xhaçka.

Fredi Beleri ka depozituar një kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe Jorgo Goros.

Ai ngre akuza se kryetari në detyrë i kësaj bashkie, Jorgo Goro i ka dhënë tokë në Himarë Olta Xhaçkës në mënyrë të paligjshme. Fredi Beleri ka hartuar një dosje, që sipas tij, përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë e Himarës.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli, e cila ka kaluar te çifti Gaçi-Xhaçka.

bottom of page