top of page

“Bashkia na ka harruar”/ Banorët ankohen për braktisjen nga autoritetet


Kandidati i opozitës për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni, zhvilloi takime elektorale në zonën e Gjadrit. Në këtë zonë banorët u ankuan se bashkia i ka lënë në harresë, ndërsa kandidati Pashk Gjoni kërkoi mbështetje që t`i japë fund kësaj situate pas 14 majit.


Problemi i varrezave, përmbytje e vazhdueshme si shkak i mos hapjes së kanaleve, shpopullimi masiv i fshatit janë disa nga problematikat kryesore me të cilat po përballen banorët e fshatit Gjadër të Njësisë Dajç. Në takimin elektoral të zhvilluar me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës Pashk Gjoni, banorët theksuan se në 4 vite bashkia nuk ka bërë asnjë investim.


Kandidati Gjoni ju tha banorëve se me ardhjen e tij në bashki pas 14 majit problemi i parë që do të marrë zgjidhje janë varrezat.


Banoret e kësaj zone thonë se në këto 4 vite të drejtuar nga bashkia e të majtëve nuk është investuar, duke e lënë fshatin Gjadër në harrese totale.



bottom of page