top of page

Bashkitë dështojnë me mbetjet, KLSH: Probleme në Durrës e Vlorë, shëndeti në rrezik

Një pjesë e bashkivë të vendit po rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe financat e tyre. Shkak janë mbetjet që ato depozitojnë, të cilat nuk menaxhohen me efikasitet.

Bashkitë në Shqipëri nuk i menaxhojnë dot mbetjet.

Dëshmi e dukshme e këtij problemi, është Vlora, banorët e së cilës po helmohen për të tretin vit radhazi nga djegia e tyre në landfill. Probleme me menaxhimin ka edhe Durrësi, Shkodra e Vlora.

Përfundimi del në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjen në Bashkinë e Durrësit shtim të kostove dhe mungesë parash.

“Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit.  Arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i vend-depozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën në buxhetin e  bashkisë”.

Lidhur me Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore tek njerëzit dhe pasojat ekonomike, në zhvlerësimin e pronave përreth landfillit.

KLSH vlerëson se edhe sa i takon përllogaritjes së tarifës së pastrimit bashkitë e audituara, nuk marrin në konsideratë madhësinë e familjes dhe bizneseve. Një vlerësim i tillë, do të conte në vendosjen e një tarife më të drejtë.

bottom of page