top of page

Beci shpenzon 900 MLN lekë për pastrimin e 3 fshatrave, paratë në duart e miqve të shtetit

Fondet e Bashkisë  Shkodër po shpenzohen pa kriter nga kryetari i ri Benet Beci, AI arriti ta merrte  bashkinë nga demokratët dhe fitoi kandidaturën, por që në nisje të  punës kryeministri Rama i la një porosi ‘të mbajë pastër qytetin”. Dhe  nga frika e zëvendësimit Beci është hedhur në zbatim për të zbatuar këtë urdhër.  Me atë rrugë pastron e paratë e biznesmenëve që vjedhin popullin.

Këtë herë Beci ka menduar të pastrojë zonën Lindore të Shkodrës, e cila përmbledh fshatin Mes – NJA Postribë – NJA Guri i Zi, pra janë vetëm 3 zona. Edhe pse nuk do ta besoni dhe do të tmerroheni, vetëm për pastrimin e këtyre zonave Bashkia Shkodër do të shpenzojë 900 milionë lekë. Në fakt me akq shumë para do të kishte mbajtur pastër të gjithë qytetin, por oligarkët nuk ngopen kurrë.

Përfituesit

Përveç kësaj, skandali thellohet kur zbulojmë se në duart  e kujt do të shkojnë këto para. E thënë paraprakisht, fonde do t’i përfitojnë 3 oligarkë, miq mjaftë të afërt me qeverinë.

Dokumenti i tenderit tregon se  ishin paraqitur vetëm dy oferta, nga bashkimi i operatorëve KARL GEGA KONSTRUKSION”sh.p.k, ALB–KONSTRUKSION”sh.p.k  dhe“COGREN ” sh.p.k, si dhe nga kompania Alko Impex Construction sh.p.k në pronësi të Arbër Abazit. Edhe ky i fundit është mësuar të përfitojë tenderë pa garë në saj të lidhjeve që ka xhaxhai i tij Sadri Abazi, po këtë herë fati nuk ishte më të.

Këtë herë fati ishte për tre firmat e tjera, ofertat e të cilave ishin paracaktuar më herët si fituese. Ato kanë marrë 900 milionë lekë pa garë për të fshirë dhe mbledhur mbeturinat në këto zonë të Shkodrës.

E pritshme që Abazi nuk mund të fitonte përballë 3 firmave me biznesmenë të fuqishëm, dhe ujqër të vjetër të aferave.

Nisim nga firma KONSTRUKSION”sh.p.k, e cila është edhe përfaqësuesja ligjore e tyre. Ajo është në pronësi të  Shkëlqim Rakipajt dhe Hasan Hafizit, të cilët i kanë ndarë aksionet e me dy të tjerë për të fshehur vjedhjes, pasi ata janë edhe pronarë të firmës “ALBAVIA” SHPK.

Me të dyja këto firma ato përfitojnë shpesh kontrata tenderuese në mënyrë jo ligjore sepse është kushëriri i Arben Krajës, ish-drejtuesi i SPAK. Ai është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi.

Miqtë në bashki

Ndërkohë, firma tjetër ALB–KONSTRUKSION është në pronësi të  Ejell Radohina i cili prej vitesh fiton tendera korruptivë nga Bashkia Shkodër sepse është babai i një këshilltareje të Bashkisë Shkodër të quajtur Griselda Radohina.Miq po kaq të fortë ka edhe firma “COGREN ” sh.p.k, e cila gjithashtu numëron një listë të gjatë projektesh të fituara në mënyrë jo të rregullt por me vlera të larta. Për vite me radhë si  nëna e juristit të Bashkisë së Himarës kishte fituar dhjetëra tenderë në këtë institucion.

Konkretisht , Elton Rondo, ka punuar në këtë institucion 7 vite. Dhe, gjatë kësaj kohe, nëna e tij, Fotina Rondo, e cila ka në pronësi disa firma ndërtimi, ka fituar plot 13 tenderë nga kjo bashki!

Tani ajo po i shtrin tentakulat e vjedhjes edhe nëpër bashki të tjera.  A ka SPAK që i ndalon këto megavjedhje sepse po rrjepin popullin, që në fund të ditës nuk merr asnjë shërbim të saktë

bottom of page