top of page

Begaj mbi 50 milionë lekë tender për naftë dhe benzinë

Në ditën e fundit të muajit shkurt institucioni i Presidentit te Republikës me Bajram Begajn në krye ka hapur tender për blerje karburanti, naftë dhe benzinë. Fondi limit është mbi 50 milionë lekë të vjetra.

40 milionë lekë kreu i shtetit i ka vendosur në dispozicion për blerje naftë dhe 17 milionë për benzinë. Në 10 mars mbyllet tenderi dhe pritet për t’u parë se cili do të jetë fatlumi që do të marrë një dorë të mirë.

Nisur nga tenderi në nisje të vitit me këtë shumë kaq të madhe lë të kuptohet se axhenda e kreut të shtetit paska për të qenë e ngjeshur dhe brenda vendit, përpos vizitave jashtë.


bottom of page