Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një konferencë për shtyp nga selia blu të denoncuar sërish mega-aferën e inceneratorëve. Këlliçi tregoi një komunikim mes Farudin Arapit, i caktuar si Administrator Shtetëror i kompanisë së inceneratorëve me punonjësit e kësaj kompanie.
“Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita”– thotë Këlliçi.