top of page

Belind Këlliçi: SPAK të verifikojë faturat për shtrimet e rrugëve


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme atë që ai e cilësoi fabrika e asfaltit elektoral në Tiranë.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK të vënë një vizitë në kompanitë që kanë shtruar rrugët e Tiranës në këto tre muaj për verifikuar faturat.

Ai shtoi se i gjithë procesi monitorohet nga një drejtor në bashki që quhet Herion Rapaj i cili është përgjegjës kryesor për këtë proces që po ndodh.


“Ndodhemi në kryeqytetin europian të rinisë. Kemi ardhur me të rinjtë e forumit rinor, kemi ardhur ti themi ndal korrupsionit. Po presim patrullën e policisë e cila nuk po vjen. I bëj thirrje SPAK ti bëjë një vizitë kompanive që kanë shtruar rrugët e Tiranës këto 3 muaj, të verifikojnë faturat. Kjo është një aferë e kapur sërish në flagrancë.


Ndertimi, pa leje ndërtimi dhe pa leje mjedisore. Ju lutem siç denoncohen ndertimet pa leje ne Tiranë po e bëj edhe unë një denoncim. Ne do te qëndrojmë këtu.


Kam prishur gjithë axhendën ditore elektorale. Do të qëndroj këtu me këta të rinj te forumit rinor. Edhe këta nuk kanë kod etike kur vjen puna në luftën kundër korrupsionit. Jemi të vendosur të mbrojmë taksat e qytetarëve. Për skeptikët do tna duhet të presim pak të shohim sjelljen e policisë së shtetit me ne.


Jam cdo dite ne zona te ndryshme te qytetit. Na Zallbastar, nje zoteri ishte arrestuar per 5 ditë, sepse kishte hapur dritaren e shtëpisë së tij në Zall Bastar. Ndërkohë ja ku jemi këtu të presim policinë e shtetit, apo bashkinë Tiranë se çfarë përgjigjje do të japin për këtë rast flagrant. Në janar kur denoncova ndërtimin e rrugës ‘Xhon Belushi” ku e kemi dërguar edhe në SPAK, kanë kaluar 4 muaj ende asnjë informacion nga SPAK.


Kemi informacion që i gjithë ky proces monitorohet nga një prej drejtorëve të bashkisë, Herion Rrapaj, i cili është përgjegjësi kryesor për këtë proces që ndodh. Do i japim fund kësaj vjedhje që po ndodh në mes të qytetit”, deklaroi Këlliçi.


bottom of page