Beqaj sërish në dyert e SPAK, do pyetet për udhëtimet me Rrjepajn drejt Italisë dhe Austrisë
- Infrared Infrared
- Aug 21, 2023
- 1 min read

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të ripyetet sërish në SPAK për koncesionin e sterilizimit, mëson MCN TV.
Në dyert e SPAK do të pritet të mbërrijnë edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar hetimet.
Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka kryer në drejtim të Italisë dhe Vjenës me ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncesionin për sterilizimin e aseteve kirurgjikale.
Comments