top of page

Berisha: Balluku me 200 mijë euro zyrë, ndërsa populli pa bukë



Sali Berisha ka sulmuar nga Puka ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun, teksa ishte në një takim me qytetarët, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Rrok Dodaj.


Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Balluku kërkon ta quajnë ‘Belinda lluksi’. Ai shtoi se ajo konsumon biftekë ke kosto 1 mijë euro, të barabartë sipas tij me një ka apo 2 qe.

Berisha tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka vendosur në qeveri 12 ‘Spiropala’ që sipas tij vetëm e lavdërojnë.


“Tom Doshi është ushtar i së keqes. Tom Doshi vjen dhe shpërndan para, shtron ndonjë drekë, ndonjë darkë. Tani t’i bëj një pyetje unë. Tom, edhe kur ishe deputet, edhe kur nuk ishte, çfarë mirësie panë qytetarët nga Tom Doshi? Zero. Na thuaj pak, cilën rrugë ndërtoi Rama në këto zona me insistimin tënd? Asnjë. Nisën asfaltimin e rrugës Vau i Dejës-Koman, Rama e ndërpreu.


Edhe partinë e ke marrë nga një kriminel elektoral si Skënder Gjinushi dhe unë të garantoj se ti që vjen këtu e kryen krim elektoral, kjo nuk do të harrohet.


Kryeministër, i cili, kur vriten 3 gra në 2 orë, 5 gra në një javë, merren peng të tjera, që nuk kanë ndodhur në kohërat më të largëta, nuk thotë asgjë. Për shoqërinë nuk ka akt më të shëmtuar sesa të ekzekutohen në një javë 5 gra.



Rama bën vetëm fasadë, emëron 12 Spiropale. Njëra i thotë Brendi Edi Rama, tjetra i thotë Zheniu ynë, tjetra i thotë Zeusi ynë. Identik siç e lavdëronin buodigardët Gadafin.


Thonë që Belinda u thotë tani më quani Belinda Lluksi. 200 mijë euro zyrën, 1 mijë euro biftekun, një ka bifteku, apo dy qe. Po pse? Sepse ai shpenzon 10 mijë euro darkën. Sepse blen vazo 4 milionë euro për Kryeministrinë. Udhëton 137 udhëtime me avion me dhomë liksi, gjumi, se lodhet shumë duke vjedhur nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Berisha.


bottom of page