Koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës ka firuar me 250 mijë vota në zgjedhjet e 14 majit 2023. Nga ana tjetër, Partia Socialiste, jo vetëm ka ruajtur votat, por ka shtuar 22 mijë vota.
Çfarë ndodhi që opozita humbi 250 mijë vota?
Sipas Sali Berishës, një nga shkaqet është se nuk u lejua emri i tij në fletën e votimit, por emri i Ilir Metës.
“Kaloi në aktin më absurd të mohimit të aktit të koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vetë dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij“, tha Berisha.
Sipas Berishës, emri i Metës ka ndikuar në humbjen e votave, me sa diket për shkak të imazhit negativ.