top of page

Berisha: Mafiozi i Alket Hysenit po zhvarros të vdekurit në Sarandë

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në fundjavë në Jug të vendit për fushatë. Sot deklaratën e përjavshme nga selia blu e përqendroi pikërisht tek reagimet e qytetarëve. Ai tha se qytetarët janë mllefosur kundër Edi Ramës. Berisha foli me emra konkretë.“Mafia e Durrësit është dërguar për të pushtuar Sarandën me të dërguar Alket Hysenin, që ka marrë përsipër, të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritare. Ky ishte mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit në Sarandë” tha Berisha, referuar kandidatit socialist në këtë bashki, Oltion Caci.


bottom of page