Ish-kreyministri Sali Berisha njoftoi nga tubimi para Kuvendit se më datë 27 dhjetor Rithemelimi do të organizojë protestë përpara Gjykatës së Lartë.
Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po u merr identitetin demokratëve, ndaj opozita duhet të qëndrojë.
Ish-kryeministri ftoi qytetarët t’i bashkohen protestave të Rithemelimit që do të zhvillohen çdo të enjte përpara parlamentit.
“Edi Rama do ta paguaj shumë shtrenjtë atë që i ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë.
Më 27 dhjetor çdo demokratë dhe demokrate përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do të qëndrojmë dhe ne do të fitojmë.
E enjtja që vjen të gjithë para parlamentit monist. Miqtë e mi këta duken të fortë, por këta janë kalbësira. A e patë se si në 5 javë 43 deputetë parlamentin e krimit e futën në ilegalitet, a e patë që ia dolëm të imponojmë të bëhen gazi i botës të votojnë buxhetin për 4 minuta.
Këto janë vetëm fillimi ndaj dhe unë ju ftoj ditën e enjte dhe çdo të enjte para parlamentit për pluralizmin dhe demokracinë”, tha Berisha.