top of page

Berisha paralajmëron Ramën: Tenderat e familjes tënde dhe ministrave të tu do t’ju bien mbi kokë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka përfunduar mitingun për çeljen e fushatës zgjedhore të 14 majit të mbajtur në “Air Albania”.


Në përfundimi të fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se ka ardhur koha që pushteti t’i kthehet qytetarëve.Berisha gjithashtu theksoi se në këto 10 vite qytetarët janë përballur me krimin, drogën si edhe vjedhjen e taksave të tyre, ndërsa bëri thirrje që në 14 maj shqiptarët, por edhe emigrantët të vijnë në atdhe të votojnë ndryshimin.


“Kam një thirrje për 83% të shqiptarëve që duan të largohen nga Shqipëria, çfarëdo qofshi ju demokratë apo socialistë, votoni më 14 ndryshimin. I them emigrantëve vërshoni nga të katër anët e atdheut, urdhëroni në Shqipëri dhe votoni. Zoti ju bekoftë ju dhe Shqipërinë”, tha ai.


bottom of page