Kryetari i Partisë Demokratike nga Delvina ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë, Ilir Mehmeti ka deklaruar se, Edi Rama ka marrë lopatën tani që të duket si njeri i thjeshtë.
Por sipas kryedemokratit, njeriu që shpenzon 22 milionë euro për të fluturuar me avionin e tij çarter me dhomë gjumi, nuk mund të mbulojë vjedhjet me lopatë.
‘Ftoj ju, që këtë fushatë ta shndërrojmë në fushatën e shpresës. Të votojmë 1-shin. Bëri gjithçka për të na asgjësuar si pjesëmarrës në zgjedhje, mirëpo shorti apo fati na nxorri 1-shin, është tmerruar, është tmerruar.
Dhe kandidatin Ilir Mehmeti.
Miqtë e mi, ndiqeni fushatë, e ndiqni sigurisht, por fushata ka një detyrim; nëse ti e ndjen veten përgjegjës para qytetarëve, ti del këtu, Iliri del këtu me atë rivalin e rilindjes, Edi Rama del këtu me mua, e kështu me radhë. Këta kurrë nuk ballafaqohen.
Ka marrë lopatën për tu dukur i thjeshtë, njeriu që shpenzon 22 milionë euro avion person me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani me qenë se këta më kanë quajtur sulltan, e që udhëtoj me avion, tani do ju dukem njerëzve si qengj, i thjeshtë, njeri i lopatës, një mashtrues ordiner që kurrë nuk duhet të ju mashtrojë më.
Isha në Tepelenë, në vitin 2012 inauguruam ujësjellësin. Ujësjellësi i Tepelenës mjafton për ujë 24 orë. Por ajo ishte faza e sjelljes së ujit nga burimi tek qyteti. Shkoj unë të premten aty, Tepelena pa ujë, po pse, sepse kishte mbetur aty ku e lamë, se nuk kishte shtruar një tubacion, se tubacionet e kalbura nuk e mbanin më atë të pallateve. Një investim i mrekullueshëm që ishte bërë, asnjë përfitim qytetarët e Tepelenës. Sigurisht sepse këta nuk kanë në qendër qytetarin, punësimin, hallet, dertet e tij, këta kanë vetëm interesa të pasurimit të tyre’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.