top of page

Berisha sfidon gjykatën: Nesër dorëzojmë dokumentat në KQZ


Sali Berisha do të dorëzojë nesër në KQZ dokumentat për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, edhe pse Apeli “de juro” ia kaloi vulën e partisë grupit Alibeaj.

Vendimin e njoftoi në mbledhjen e grupit parlamentar.


Deklarata

“Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh? Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar. Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema.

Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime”, tha Berisha.

bottom of page