top of page

Bie nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën punëtori në Vlorë


Një 60 vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë,

Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi me iniciale A. P., rreth 60 vjeç, ka qenë duke punuar në një pallat dhe ka rënë aksidentalisht nga lartësia.


Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndëruar jetë në spital.


Vlorë/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.


Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

bottom of page