top of page

Bilanci ditor – Ulet ndjeshëm numri i shqiptarëve me Covid


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës nga Covid-19 në vendin tonë. Kështu, nga 167 testime të kryera, kanë rezultuar 5 qytetarë të infektuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka humbje asnjë jete dhe 13 qytetarë janë shëruar.


Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 167 testime, nga të cilët 5 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:


2 në Fier, nga 1 qytetarë në Tiranë, Lezhë, Vlorë. Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,738 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Shkurt 2023):

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 167

Testime totale 2,039,554

Raste pozitive 333,488

Raste të shëruara 329,738

Raste Aktive 152

Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120

Fier 9

Vlorë 7

Berat. 5

Lezhë. 4

Shkodër. 3

Korçë. 3

Durrës. 1


bottom of page