top of page

Bizneset, afat deri në maj për të instaluar impiantet e ujërave të ndotur


Bizneset që kryejnë aktivitet në zonat bregdetare si dhe në brigjet e liqeneve apo lumenjve do të kenë afat deri në muajin maj që të instalojnë impiantet e trajtimit të ujërave të ndodhur.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Turizmit kanë miratuar rregullat që duhet të ndjekin këto subjekte për standardet e kërkuara, në mënyrë që të mos bëhen objekt penalizimi nga Task – Forca e posaccme. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, teknologjia e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv.

Ndërkohë që, kjo teknologji duhet të implementohet edhe nga subjektet që disponojnë gropa septike. Po ashtu, rregullorja ka përcaktuar edhe vlerat e lejuara të shkarkimeve, që duhet të përmbushin bizneset që shkarkojnë ujërat e zeza, në ujëra larës.


Dokumenti përcakton edhe lidhjen me sistemin e kanalizimeve të ujërave të ndotura, si dhe hapat që duhet të ndiqen nga subjektet në rast të mungësës së rrjetit të kanalizimeve në zonë.

Detyrimi për instalimin e impianteve të trajtimit dhe largimit të ujërave të ndotur përfshin të gjitha llojet e subjekteve, duke nisur nga strukturat akomoduese, agroturizmat, bujtinat, hotelet, komplekset turistike, baret, restorantet, etj.

Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në total pranë ujrave larës janë 9000 subjekte. Ndërkaq, Task-Forca, që do të ngrihet për monitrimin e zbatimit të këtyre detyrimeve do të nisë kontrollet në terren, në javën e parë të majit, që përkon me përfundimin e afatit 3 – mujor për instalimin e impianteve, ndërsa në rast të konstatimit të shkeljeve do të mund të vendosë gjoba e deri mbyllje të aktivitetit.

bottom of page