Breshëri plumbash drejt lokalit në Librazhd, plagoset një nga klientët, dy persona në kërkim.
- Infrared Infrared
- Feb 21, 2023
- 1 min read

• Shpëtim Skura ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Librazhd. Ngjarja mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në një nga lokalet e qytetit. • Ka qenë personi i identifikuar si Albi Biçaku, ai që mësohet se ka qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje. • Qëllimi i tij dyshohet të ketë qenë të sulmonte biznesin, por një nga plumbat ka kapur Skurën që ishte një klient rastësor. • I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa Biçaku dhe një tjetër persona që ka qenë me të, por nuk është identifikuar ende, janë shpallur në kërkim.
LIBRAZHD- Personat që shikoni në foto janë Shpëtim Skura dhe Albi Biçaku, të përfshirit në ngjarjen e ndodhur në Elbasan këtë mbrëmje. Skura është 35-vjeçari që u plagos gabimisht, pasi ai nuk ishte 'shënjestra' e plumbave që dolën me breshëri nga arma e Albi Biçakut.
Ky i fundit qëlloi me breshëri nga një makinë në lëvizje në drejtim të një lokali. Brenda lokalit ndodheshin shumë persona si klientë, një prej tyre dhe Skura i cili u plagos në këmbë. Skura u dërgua në spital, ndërsa Biçaku u shpall në kërkim.
Коментарі