top of page

Britania me dorë të hekurt ndaj emigrantëve shqiptarë, trefishohen deportimet

Numri i emigrantëve shqiptar të deportuar nga Britania po rritet me ritme të shpejta.

Të dhënat e Brendshme të Home Office tregojnë se 628 emigrantë që kanë kaluar në mënyrë të paligjshme Kanalin me varka u deportuan në gjashtë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me 382 në të gjithë vitin 2022.

Rritja është nxitur nga një rritje e ndjeshme e numrit të emigrantëve shqiptarë të kthyer në atdheun e tyre sipas kushteve të marrëveshjes së kthimit të nënshkruar me Tiranën në dhjetor. Nga 628 largime nga janari deri në qershor, 512 ishin shqiptarë.

Në këtë periudhë u larguan gjithashtu 45 irakenë, 17 iranianë dhe 54 kombësi të tjera nga MB.

Gjatë gjithë vitit 2022 janë kthyer 215 shqiptarë, 83 irakianë, 31 iranianë dhe 53 me kombësi të tjera.

Në të gjithë vitin 2021, kishte vetëm 28 migrantë me varka të vogla të larguara nga Britania, zbuluan të dhënat.

Nëse kthimet për gjysmën e dytë të këtij viti vazhdojnë me një ritëm të ngjashëm, do të shihej që totali vjetor i emigrantëve të larguar me varka të vogla të arrijë në më shumë se 1200, një rritje prej 200 për qind nga viti në vit.

Qeveria britanike shpreson që norma e largimeve të vijojë me këto ritme për të treguar se situata tashmë ka ndryshuar.

Numri i të ardhurve deri më tani këtë vit është ulur 27 për qind në të njëjtën pikë të vitit të kaluar. Shifrat zyrtare tregojnë këtë vit kanë mbërritur 25,931 emigrantë krahasuar me 35,604 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një burim i Home Office tha: “Ne kemi pasur një rritje në largimin e mbërritjeve me varka të vogla, gjë që ka qenë e mirëpritur dhe ka penguar më tej shqiptarët, në veçanti, që të bëjnë udhëtimin e paligjshëm në fillim.

bottom of page