Burri godet gruan me thikë, më pas vetëplagoset
- Infrared Infrared
- Mar 30, 2023
- 1 min read

Një krim brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku burri ka goditur gruan me thikë e më pas është vetëdëmtuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” rreth orës 09:40.
Pas një konflikti të çastit, 42-vjeçari L.N. goditi me thikë gruan F.N. 40 vjeçe. Më pas burri goditi edhe veten me thikë.
Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
Comentarios