top of page

Burri qëllon me sëpatë pas koke gruan në Vorë


Një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë pas koke gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Breg-Shkozë të Vorës.


72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe.


Gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.


72-vjeçari, Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

bottom of page