top of page

Buxheti 2024, Tabaku: Boll me dokrra, Qeveria po takson edhe…


Jorida Tabaku, deputete e PD-së, ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2024, ku ndalet te taksa e profesionistëve të lirë.

Në një postim në rrjetin social, Tabaku shkruan se si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës, ndërsa shton se në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%, ku secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij, por socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka.

Tabaku shprehet se ky është taksimi më i pandershëm nga mazhoranca dhe se kjo skemë e padrejtë do të nxisë informalitet.

Postimi i Jorida Tabakut

Dëgjuam dje se në Shqipëri nuk taksohen bizneset e vogla dhe gjithashtu që në Projektbuxhetin 2024 nuk do kemi taksa të reja.


Si gjithmonë e vërteta është shumë ndryshe nga dokrrat e propaganda e ditës.

Në projektbuxhetin 2024 janë 70 mln euro taksa shtesë për xhepat e familjeve shqiptare. Mes tyre më kryesorja është taksa e vendosur për profesionistët e lirë që do të paguajnë deri në 23% për dijen dhe aftësitë e tyre profesionale.


Si erdhëm deri këtu?


Në vitin 2013 Shqipëria kishte taksën e sheshtë 10%! Secili paguante 10 përqindëshin e pagës së tij. Socialistët vendosën të ndryshojnë gjithçka, sollën taksimin progresiv socialist ku çdokush paguante progresisvisht për të ardhurat që fitonte.

Kjo, i dha jetë skemave për t’i ikur taksimit socialist progresiv. Fillimisht profesionistët krijuan biznese me NIPT dhe ofruan shërbimet e tyre. Më tej këto profesionistë mundën t’i ikin skemës së taksimit progresiv socialist që nisi të taksonte progresivisht edhe ato të ardhura që vinin nga dy punësimi.

Kjo skemë përveçse e padrejtë dhe pandershme nxiti dhe informalitetin.

Kjo, krijoi një gropë të madhe në buxhet ku profesionistët preferonin që t’i shmangeshin taksimit progresiv socialist që taksonte punën deri në 23% ndërsa përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit me 5% për fitimin.


Në vend që mazhoranca socialiste të ndryshonte skemën e taksimit të pandershëm socialist, ato vijuan ta thellojnë dhe sot kanë sjellë në tavolinë taksimin socialist mbi profesionistët e lirë.

Qëllimi? Të taksojmë profesionistët e shtresës së mesme, punëtorin që ngrihet përditë në mëngjes për të punuar dhe t’i japim sa më shumë përjashtime një shtrese gjithnjë e më të pakët që fiton më shumë dhe paguan më pak taksa dhe ofron më pak produktivitet ekonomisë.

Ky është taksimi i pandershëm socialist që propaganda dhe dokrat që dëgjoni përditë në media mbulojnë. Socialistët mund të propagandojnë por llogarinë e xhepave tuaj në fund të ditës e dini ju!


bottom of page