as çmontimit të ARMO-s dhe shitjes së rafinerisë për skrap, shoqëria Shijaku shpk ka shitur për 1.95 milionë euro kompaninë e saj bijë GreeNNat Solar Park, e cila zotëron tokën e ish uzinës së naftës dhe liçencën për ndërtimin e një centrali diellor me fuqi 100 mega. Sipas dokumentave të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, blerësi i GreeNNat Solar Park Ballsh është shoqëria Infotelecom-Albsolar 3.
Infotelecom-Albsolar 3 është një shoqëri e cila zotërohet nga dy biznesmenë. Marin Gjonaj zotëron 51 për qind të aksioneve të saj përmes holding-ut të tij Gjonaj Group, ndërsa pjesa tjetër prej 49 për qind zotërohen nga biznesmeni Agron Haxhiymeri.
Central 100 mega
Pasi shtiu në dorë asetet e ARMO-s kompania Shijaku nisi menjëherë çmontimin e Uzinës dhe shitjen e saj për skrap. Më vonë Shijaku themeloi kompaninë GreeNNat, të cilës i kaloi si aset të gjithë tokën e ish Uzinës.
Në janar të këtij viti, qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga shoqëria GreeNNat, në zonën ku ka qenë rafineria e Ballshit.
Dhënia e së drejtës për ndërtimin e centralit u bë pa garë, ndërsa në vendim u saktësua se ndërtimi i centralit të ri “nuk është objekt koncensioni” dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.
Sipas vendimit, afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi u caktua brenda 60 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa afati i operimit të centralit është dhënë për 49 vite.
Qeveria ka parashikuar që e drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike “mund të transferohet te një subjekt i tretë” si dhe caktoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si përgjegjëse për lidhjen e kontratës dhe për zbatimin e saj.
Sipas parashikimit të VKM-së, shteti do të përfitojë “falas, në formë royalty sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare”.Me sa duket, Shijaku nuk ka preferuar ta ndërtojë vetë centralin diellor duke vendosur që ta shesë kompaninë se bashku me liçencën e parkut fotovoltaik për 1.95 milionë euro tek Infotelecom-Albsolar 3.Blerësit e rinj, biznesmenët Gjonaj dhe Haxhiymeri pritet të avancojnë me ndërtimin e centralit, i cili vlerësohet si një investim mbi 50 milionë euro.