top of page

Dëmi në shtet, 1.7 mld euro, KLSH: Gjysma e parave mungojnë në tatime e dogana.


Institucionet shtetërore kanë shkaktuar 1.7 miliardë euro dëm ekonomik në vitin 2022.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin vet e ndan shumën e humbur në 3 zëra: në humbjen e drejtpërdrejtë që është 13 mln euro; në keqmenaxhimin e parave që arrin në 780 mln euro dhe në të ardhurat e munguara nga tatimet dhe doganat që shkojnë 950 mln euro.


Për të zbuluar këto shkelje, KLSH ka kontrolluar 205 institucione të qeverisjes qendrore, ministri, agjenci, njësi të qeverisjes vendore, qarqe dhe bashki.Për këto shkelje , auditi ka çuar ne gjykate dosje të shumta ku janë kallëzuar penalisht një numër i lartë zyrtarësh.

bottom of page