top of page

Dënohet me burg këngëtari shqiptar që trafikonte kokainë


Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me pesë vite burg pa të drejtë apelimi nga gjykata e Apelit në Greqi.


Ai është një nga këngëtarët më me ndikim në rrjete sociale, shkruan media greke Prothema.gr duke shtuar se Begaj i ka kushtuar shumë këngë bashkëatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës.


Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku u përfshi në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestua nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve.


Gjatë seanca të gjykimit Begaj pretendoi se është përdorues kokaine dhe kanabisi dhe se sasinë prej 50 gramësh që i është sekuestruar në shtëpinë e partneres së tij, e kishte blerë nga një rom, në shumën prej 2300 eurosh.


“Këto para vijnë nga puna ime. Mora një sasi të madhe sepse e gjeta me një çmim të mirë. Zakonisht blej 5-10 gram në të njëjtën kohë. Unë konsumoj më pak se një gram në ditë për shkak të punës sime. Unë jam këngëtar dhe ndërtues”, shtoi Arian Begaj.


Këngëtari shqiptar ka pohuar shpesh se gjatë një nate në lokalet ku ai performon merr më shumë se 500 euro, ndërsa në të njëjtën kohë paguhej 800 euro në muaj nga puna e mëngjesit si banakier.

bottom of page