top of page

Dako i pakënaqur nga arrestimi: Jam i pastër, po më godisni


Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duket se nuk e ka pritur mirë prangosjen e tij me urdhër të SPAK. Burime bëjnë me dije se sot, në sallën e GJKKO, teksa pritet të vendoset masa e sigurisë, Dako duket i revoltuar.


“Nuk kam frikë nga drejtësia. Jam i pastër, po më godisni qëllimisht,”-mësohet se ka bërë me dije Dako në fjalën e tij në sallë.

Ndërkohë që gjithashtu, të njëjtat burime kanë bërë me dije se në komentet e tij negative, Dako nuk e ka kursyer as ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Këtë të fundit duket se e cilëson si shkakun e vërtetë të prangosjes së tij.

bottom of page