top of page

Dalin detaje të reja nga vrasja “mafioze” e shqiptarit


Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e 51-vjeçarit Aleksandër Zaka mbrëmjen e sotme në Greqi.

Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij.


Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur në oborrin e banesës së tij në një karrige.

Aleksandër Zaka u ekzekutua në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis në oborrin e banesës së tij.

Zaka është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

bottom of page