top of page

Dalin FOTOT e motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses që Dan Hutra i ekzekutoi me kallashnikov

Publikohen fotografitë e 2 viktimave që u vranë me kallashnikov nga Dan Hutra në Paskuqan.

Ai shkoi për ish bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, të cilën e plagosi me thikë dhe vrau motrën e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç.Po ashtu edhe të fejuarën e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku.

Kujtojmë se, 40-vjeçari kishte në shënjestër një person të quajtur Rrahman Sela, të cilin e konsideronte përgjegjës për vdekjen e të atit, diçka që nuk ishte e vërtetë. Për këtë arsye Hutra kishte shkuar në zonën e Sharrës.

Hutra ka blerë molto, ujë dhe dy paketa me cigare dhe ka përshëndetur dy persona që ndodheshin në dyqan, por këta e kanë njohur dhe njoftuan policinë.

Në momentin e ndalimit nga policia Dan Hutra, nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj uniformave blu, por u është drejtuar me fjalët “…nuk kam asgjë me ju, por më lini të vras edhe një sot, Rahman Selën dhe ta mbyll…”.

bottom of page