top of page

Dallgët e forta shkaktojnë vonesa për tragetet në Portin e Durrësit


Deti i trazuar në të dyja brigjet e Adriatikut, duke shkaktuar vonesa dhe në mbërritjen e trageteve.


Nga tre tragete të parashikuara mëngjesin e sotëm në kohë me vetëm 20 minuta vonesë ka mbërritur një nga tragetet e linjës Bari-Durrës. Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, trageti tjetër i kësaj linje që duhej të mbërrinte gjithashtu në orën 08:00 është nisur me vonesë nga Bari dhe nuk ka mbërritur ende në portin e Durrësit.


Ai parashikohet të mbërrijë pas orës 17:00. Me vonesë, rreth një orë e gjysëm, në portin e Durrësit ka mbërritur paraditen e sotme dhe trageti i linjës së Ankonës.


Sipas burimeve nga kapiteneria e portit të Durrësit, deti regjistron forcën 6-7 ballë dhe dallgëzimi në det të hapur është i fortë, duke vështirësuar lundrimin për anijet.

Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht lundrimin për anijet e tonazhit të ulët në Adriatik, përfshirë këtu dhe anijet e peshkimit, sektor ky më i prekuri sa herë që ka përkeqësim të motit.

bottom of page